Gjykata e Hagës reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

Gjykata e Hagës reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

Gjykata speciale në Hagë hedh poshtë mundësinë e zhbërjes së saj nga Kuvendi i Kosovës. Përmes një reagimi për Radio Europa e Lirë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Chris Bennett, tha se ky institucion nuk komenton hollësitë e ndonjë hetimi dhe vendimin, apo se kur do të përfundojë mandati i saj. Sipas tij mandati i kësaj gjykate do të vazhdojë për aq kohë sa Bashkimi Europian do të vlerësojë se hetimet dhe gjykimet për çështjet që kjo gjykatë mbulon kanë përfunduar. “Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”, tha zëdhënësi i ZPS-së, Chris Bennett. Debati për mundësinë...