Gjykata e Durrësit shpalli moskompetencë për Matajn, avokati: Do t’i drejtohemi SPAK, vjedhja ka kaluar 3.6 miliardë lekë
Pasi Gjykata e Durrësit shpalli moskompetencën për Elisabeta Matajan dhe ia kaloi çështjen GJKKO-së, ka reaguar avokati i familjes i ish-drejtoreshës së Postës. Në një deklaratë për mediat avokati i Matajt deklaroi se në seancë kishte kërkuar zëvendësimi i masës së arrestit në shtëpi me një masë më të lehtë. Ai e cilësoi zhvillimin e seancës pa praninë e prokurorit si shkelje të ligjit, duke kundërshtuar edhe mënyrën se si gjykata mori vendimin për moskompetencë. “Kërkuam zëvendësimin e masës së arrestit në shtëpi me një masë më të lehtë. Në seancë mungoi prokurori, në shkelje të hapur të ligjit. Seanca nuk ishte e rregullt, pasi seanca nuk mund të zhvillohet pa prokurorin dhe gjykata u mjaftua me shkresë dhe mori vendim për moskompetencë. Ne e...
Burimi:
javanews.al