Erjon Vishkulli thirret për të dëshmuar, Prokuroria kërkon listën e policëve që përdorën plumba gome
Prokuroria e Tiranës dërgon fletëthirrje për të pyetur protestuesin, Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy në protestën e datës 24 tetor. Sipas burimeve, fletëthirrja është firmosur nga prokurori Ndini Tavani dhe përmes saj i kërkohet 28-vjecarit të paraqitet para grupit të hetimit në 25 nëntor ora 11. I riu i cili kreu disa ndërhyrje kirurgjikale në Itali u kthye pak ditë më parë, rikthim i cili u njoftua në rrjetet sociale. Plagosja e tij gjatë protestës është nën hetim dhe prokuroria po pret letërporosinë për të konfirmuar nëse ai u qëllua me plumb gome apo është dëmtuar me sende të tjera. Sakaq prokurori ka kërkuar nga policia listën e oficerëve që ishin në detyrë atë ditë dhe cilët prej tyre përdornin armët me...
Burimi:
gijotina.com