Ish-kandidat për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Gjikuria është thirrur në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo, për tjetërsimin e vendbanimit nga Dropulli në Himarë, në prag të zgjedhjeve vendore, ku ai kandidonte për drejtimin e bashkisë. Pas paraqitjes në SPAK, Gjikuria deklaroi se kishte ardhur me iniciativën e tij, pasi prej një viti ka depozituar kallëzim dhe ende nuk ka marrë një përgjigje nga organi i akuzës. “Kam ardhur me iniciativë, pasi prej një viti kam bërë kallëzim dhe ende nuk kam marrë asnjë përgjigje nga SPAK, ndërsa po afrohen zgjedhjet e tjera. Sot më kërkuan disa dokumente të tjera”, është shprehur Gjikuria. Sipas avokatit të...
Burimi:
gijotina.com