30 mijë euro drogë nga Anglia, trafikanti braktis makinën dhe arratiset me vrap te Liqeni

30 mijë euro drogë nga Anglia, trafikanti braktis makinën dhe arratiset me vrap te Liqeni

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Antidrogës së Tiranës, i koduar “Risia”, ku u sekuestruan mbi 12 kilogramë kanabis në formë xhelatine. Lënda narkotike dyshohet se kishte mbërritur me postë nga Mbretëria e Bashkuar dhe përmbante përqindje të lartë THC. Vlera e saj në treg përllogaritet në rreth 30 mijë euro, ndërsa dyshohet se destinacioni përfundimtar ishte qyteti i Elbasanit, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj. Operacioni u organizua pasi Antidroga mori informacion për transportimin e drogës. I shpalluri në kërkim, Flavio Islamaj, sapo ka kuptuar se po ndiqej nga policia, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka tentuar të largohet me shpejtësi. Ai ka vijuar deri pranë Digës së Liqenit Artificial, ku ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap. Ndërkohë,...