Eksperti rus: Europa ka humbur peshën politike, SHBA-të vendosin për sigurinë dhe të ardhmen e saj

Eksperti rus: Europa ka humbur peshën politike, SHBA-të vendosin për sigurinë dhe të ardhmen e saj

Europa ka gjithnjë e më pak ndikim në politikën ndërkombëtare dhe vendimet kryesore për sigurinë e kontinentit merren nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu vlerëson Timofej Bordachev, një nga ekspertët më të njohur rusë për çështjet europiane, në një intervistë për median italiane. Bordachev, drejtor programi në klubin Valdai dhe drejtues shkencor në Qendrën për Studime Europiane dhe Ndërkombëtare të Shkollës së Lartë Ekonomike në Moskë, argumenton se Europa, megjithëse ndodhet në qendër të zhvillimeve gjeopolitike, nuk është më një qendër vendimmarrjeje. Sipas tij, kontinenti europian mbetet i rëndësishëm për shkak të tregut me rreth 500 milionë banorë dhe industrisë së tij, por fuqitë e mëdha po konkurrojnë për të ushtruar ndikim mbi të. Ai pretendon se një pjesë e konsiderueshme e industrisë gjermane...