Hajdutët filmojnë veten duke grabitur trenin, morën mallra me vlerë mbi 22 milionë $
Prokurorët federalë në Kaliforninë Jugore kanë ngritur akuza ndaj 14 personave, të dyshuar për vjedhjen e mallrave me vlerë rreth 22,5 milionë dollarë nga më shumë se 36 trena mallrash. Sipas autoriteteve, pjesëtarët e grupit jo vetëm që kryenin grabitjet, por edhe filmonin veten gjatë hyrjes në vagonë dhe vjedhjes së produkteve. Hetimet tregojnë se aktiviteti kriminal ka ndodhur nga shkurti i vitit 2024 deri në gusht të vitit 2026. Të dyshuarit dyshohet se përdornin mjete prerëse dhe sharra elektrike për të hapur vagonët, ndërsa në disa raste ndërhynin edhe në sistemin e frenimit me ajër të trenave në lëvizje, shkruan A2 CNN. Mes mallrave të vjedhura përfshiheshin këpucë sportive të markave Nike, Hoka dhe Crocs, me vlerë mbi 22 milionë dollarë, si dhe pajisje...
Burimi:
javanews.al