Nuk u kthye pasi kishte marrë leje nga burgu i Rrogozhinës, arrestohet në Tiranë
Një i burgosur është arrestuar në Tiranë pasi nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes 5-ditore që kishte marrë. Alfred Hoxha u arrestua në Tiranë nga Shiponjat. Hoxha ishte dënuar me 4 vite burg për veprën penale të vjedhjes, nga të cilat kishte vuajtur 3 vite dhe i mbetej edhe një vit për të shlyer. Alfred Hoxha vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës së bashku me vëllanë e tij, F. Hoxha, 42 vjeç, i dyshuar gjithashtu për përfshirje në vjedhjen e një banese. Sipas policisë në këtë grabitje kanë bashkëpunuar edhe me motrën e tyre, e cila punonte si sanitare në banesën e grabitur.
Burimi:
javanews.al