Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjurmët gjuhësore të kësaj kulture janë kudo, por shkencëtarët s’e gjejnë dot ADN-në e tyre
👁12383
Po të mos ishte për alfabetin fenikas, ndoshta nuk do ta lexoje këtë tani, por ADN-ja e këtyre njerëzve të zhdukur nga Levanti nuk arriti të përhapej aq larg sa ndikimi i tyre kulturor dhe gjuhësor. Fenikasit u shfaqën aty ku sot ndodhet Libani rreth 3000 vjet më parë dhe ishin pasardhës të kanaanitëve (të përmendur në Bibël). Ari, argjendi, bakri dhe kallaji shkëmbeheshin ndërsa ata udhëtonin përgjatë rrugëve tregtare në Mesdhe dhe themelonin qindra koloni. Deri më sot, besohej se ishin gjenetikisht të lidhur me popullin punik, që lindi nga vendbanimet fenikase përgjatë rajoneve bregdetare të Europës Jugore. Kjo...