Gjoba dhe pezullime, Komisioni i Disiplinës jep sanksionet e radhës për klube e zyrtarë
Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë dënimet e radhës për klube apo zyrtarë në të gjitha kategoritë e futbollit në vendin tonë. Vllaznia dhe Dinamo janë dy prej klubeve që janë përfshirë në këto masa disiplinore me klubin shkodran që është gjobitur, ndërsa te kryeqytetasit ka një zyrtar të sanksionuar. Vendimi i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF thotë si më poshtë: “KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Zyrtari i FC Dinamo City, Andri Cara, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim...
Burimi:
javanews.al