GJL la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian! Provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi…

GJL la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian! Provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi…

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, pavarësisht vendimit të mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur edhe reagimi i avokatëve ndërkombëtarë të Erion Veliajt. Në deklaratën e shpërndarë nga studioja ligjore amerikane Kasowitz, theksohet se vendimi i Gjykatës së Lartë vë në provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi praktike. “Vendimi i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë është kafkian dhe ngre një pyetje të fortë: a ka ndonjë kuptim kontrolli kushtetues në Shqipëri, nëse mangësitë kushtetuese të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese, gjykata më e lartë në vend nuk korrigjohen nga gjykatat më të ulëta?”, thuhet në reagim. Kasowitz thekson se Veliaj ka kaluar tashmë më shumë se 19 muaj në paraburgim, pa asnjë gjykim apo dënim dhe se të...