GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

Emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv startoi sot sezonin e ri, nën moderimin e gazetarit Denis Minga, ku u prekën një sërë çështjesh me rëndësi për opinionin publik, mes të cilave edhe Rregullorja e re e GJKKO-së e cila censuron lirinë e medias gjatë seancave gjyqësore. I ftuar në studio, gazetari Mentor Kikia tha se është absurde të diskutohet sot, në vitin 2026, nëse media duhet t’i ndjekë seancat gjyqësore ose jo.Kjo pasi sipas tij, çështjet që trajtohen në Gjykatën e Posaçme janë çështje me interes të jashtëzakonshëm publik, sepse bëhet fjalë për njerëz që lidhen me funskione të larta shtetërore dhe që akuzohen për fondet e publikut. Prandaj sipas tij, është e domosdoshme që media të jetë prezente gjatë këtyre seancave gjyqësore, që publiku të...