Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
GJKKO e akuzon se pastroi paratë e grupit të Çopjave, arrestohet në Dubai 36-vjeçari
👁14063
Është arrestuar në Dubai një 36-vjeçar, i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme, se ka pastruar paratë të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, nëpërmjet shitblerjes së automjeteve. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri. “Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit të siguruar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u kap në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Armis Stafa alias Armees Stava,...