Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Gjirokastra pret mbi 70 mijë turistë në 5 muaj, rritet interesi për atraksionet
Kalldrëmet e gurta të Gjirokastrës janë gjallëruar sërish këtë vit, teksa qyteti i UNESCO-s po përjeton një tjetër sezon të suksesshëm turistik. Sipas të dhënave të Bashkisë së Gjirokastrës, gjatë periudhës janar-maj 2025, mbi 70 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar qytetin, duke shfaqur interes për atraksionet kulturore, historike dhe natyrore që ofron zona.Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi, tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) se interes të lartë kanë pasur Kalaja, Pazari i vjetër, muzetë lokalë, Parku Natyror i Viroit dhe siti arkeologjik i Antigonesë. Së fundmi, destinacionet janë zgjeruar edhe në fshatrat përreth si Lunxhëri, Cepo, Odrie...