Gjesti zyrtarisht fitues i edicionit të 4-të të BBV Albania, ngre çekun 100 mijë euro: Natën e mirë!

Gjesti zyrtarisht fitues i edicionit të 4-të të BBV Albania, ngre çekun 100 mijë euro: Natën e mirë!

Gjesti është fitues i Big Brother Albania VIP 4. Banori ka mbërritur në studio si fitues për të marrë Çmimin e Madh prej 100 mijë eurosh, ndërsa nuk kanë munguaer batutat mes tij dhe moderatorit të spektaklit Ledion Liço. Ledioni: Merre këtë zarfin, është emri i fituesit. Gjesti i buzëqeshur: Pse më keni rrejt… Ledioni: Përtej kësaj kemi edhe çekun, je gati sepse është pak i madh? Gjesti: Mos u rrit çmimi? Me çekun e fituesit në dorë, Gjesti ka bërë edhe mbylljen e këtij sezoni spektakolar dhe plot emocione me thënien e tij të famshme; Natën e mirë!
Burimi: Top-Channel.tv