Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjermania thotë se pas çdo telefonate me Trump, presidenti Putin nis sulmet mbi Ukrainë
Bota E Premte, 4 Korrik 2025 18:56 Gjermania ka dyshime të forta nëse presidenti amerikan Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje për konfliktin në Ukrainë. Kancelari Friedrich Merz sheh një lidhje midis telefonatës së Presidentit rus Vladimir Putin me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe sulmeve ajrore masive që pasuan në Ukrainë. Kancelari ka deklaruar vazhdimisht ditët e fundit “se ekziston një model me presidentin rus dhe se telefonatat zakonisht shoqërohen me sulme edhe më të ashpra”, tha zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius në Berlin. “Ajo që ndodhi mbrëmë e mbështeti ose e përforcoi këtë...