Gjermania nxit OKB-në për rregulla të përbashkëta të sigurisë së IA
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të marrin përgjegjësi më të madhe, për zhvillimin e sigurt dhe të dobishëm të inteligjencës artificiale (IA). "IA nuk pret që institucionet tona ta arrijnë ritmin. Institucionet tona duhet ta arrijnë ritmin me IA-në", i tha ai Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork të shtunën. "Është përgjegjësia jonë kolektive të sigurohemi që kjo teknologji i shërben dinjitetit njerëzor", shtoi Wadephul. Urgjenca ishte veçanërisht e mprehtë sepse këto teknologji tashmë po transformonin themelet e shoqërive, tha ai. "Ne duhet të sigurohemi që progresi teknologjik të udhëhiqet nga një kornizë në formësimin e së cilës të gjithë kemi të drejtë fjale", kërkoi Wadephul, i cili iu drejtua organit botëror në emër të...
Burimi:
syri.net