Gjermania në protestë, të rinjtë e ‘Gen Z’ kundër rekrutimit ushtarak: Nuk na dëgjojnë, duam të ardhme më të mirë
Përfaqësuesit e lëvizjes rinore gjermane “Gen Z regelt” (“Brezi Z merr situatën në dorë”) shprehën të premten zhgënjimin e tyre për faktin se debati publik lidhur me protestat e tyre mbarëkombëtare, të planifikuara për të shtunën, ishte përqendruar kryesisht te frika nga dhuna. “Kjo tregon se edhe ajo që ne themi, se nuk na marrin seriozisht dhe se nuk na dëgjojnë, është e vërtetë. Sepse askush nuk dëshiron të diskutojë me ne për çështjet konkrete dhe dhuna është gjithmonë e vetmja temë në rendin e ditës”, tha Steve, i cili ishte bashkorganizator i protestës në Mynih, gjatë një konference për shtyp në Këln. 18-vjeçari tha se lëvizja kishte një udhëzim të qartë, sipas të cilit protestat duhet të zhvillohen pa asnjë formë dhune. Ai theksoi...
Burimi:
syri.net