Gjermania i kishte dënuar me nga 15 vite burgim për grabitje, kapen në Morinë 2 kosovarët e kërkuar! Interpoli do i ekstradojë

Gjermania i kishte dënuar me nga 15 vite burgim për grabitje, kapen në Morinë 2 kosovarët e kërkuar! Interpoli do i ekstradojë

Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në Morinë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Blutë bëjnë me dije se ata ishin dënuar me nga 15 vite burg secili për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim dhe dëmtim prone. Në pranga kanë rënë një 22-vjeçar dhe një 24-vjeçar, të dy banues në Vushtrri. Ata pritet të ekstradohen drejt Gjermanisë. Njoftimi i policisë: “Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut, për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vjedhje me dhunë, kapen në Morinë dy shtetas kosovarë, të dënuar me nga 15 vite burg secili. Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim,...