Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjermania e ashpër me Serbinë: Pastroni “para derës”, pastaj flisni për Kosovën
Ambasada e Gjermanisë i ka kthyer përgjigje ankesës së drejtorit të të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, duke theksuar se zbutja e tensioneve duhet të vlejë njësoj për të dyja palët, sikurse për Kosovën, ashtu edhe Serbinë. Petkoviçi ka shprehur pakënaqësi pas vendosjes së gurëthemeleve nga autoritetet kosovare për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke akuzuar Kosovën për nxitjen e tensioneve në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe. Por, krahas thirrjes për përmbajtje nga veprimet e njëanshme drejtuar Qeverisë së Kosovës, ambasada gjermane në Prishtinë ka përmendur dështimin e Serbisë...