Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjergj Luca në Shkodër për të kujtuar rebelin antikomunist të artit, Agim Radën, sot në ditëlindjen e tij
👁5358
Nga Albert Vataj Në një ditë të shënuar, 24 majin, ditëlindjen e Agim Radës, një prej skulptorëve më të spikatur të artit shqiptar, qyteti i Shkodrës, kjo fortifikatë e kujtesës dhe qëndresës, mirëpriti në gjirin e saj sipërmarrësin e guximshëm dhe mikun e tij besnik, Gjergj Luca. Ishte një kthim simbolik, një homazh i heshtur dhe i thellë në vendin që i ngjan shpirtit të Radës. Shkodra, djepi i qytetarisë, kryeqyteti i kulturës shqiptare, vendi ku arti dhe rezistenca kanë lindur si binjakë të një kohe të dhimbshme, por të shenjtë. Para katedrales së Shkodrës, një nga tempujt më domethënës...