Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjeneralët frenojnë planin për pushtimin e Gazës, djali i Netanyahut shkakton skandal: Grusht shteti
Përçarja brenda qeverisë izraelite lidhur me një pushtim të plotë të Gazës është reale, por siç shkruan Corriere della Sera nuk përbën ende një pengesë për planet e kryeministrit Netanyahu. Nga Amerika, ku ndodhet dhe shmang shërbimin ushtarak, Yair Netanyahu, djali i kryeministrit Benjamin Netanyahu, ka shkaktuar një skandal në rrjetet sociale. Në platformën X, ai ka folur për rrezikun e një “grushti shteti ushtarak”. Gjithçka nisi pas një postimi të një gazetari të “Yediot Ahronot”. “Nëse kryeministri dëshiron të pushtojë Gazën, një vendim kaq dramatik dhe i kundërshtuar publikisht nga ushtria, duhet t’i drejtohet popullit, të sqarojë kostot e pritura në jetë pengjesh dhe ushtarësh dhe të deklarojë se merr përgjegjësinë e plotë”, shkruhej në gazetë Yair Netanyahu u përgjigj menjëherë nga tastiera. “Nëse personi...