Gjendja e arsimit në Kosovë sipas statistikave të vitit 1931: Rreth 80%-90% të pashkolluar apo analfabetë!

Gjendja e arsimit në Kosovë sipas statistikave të vitit 1931: Rreth 80%-90% të pashkolluar apo analfabetë!

Jahja Drancolli Pas Luftës së Parë Botërore, Kosova, siç e kemi theksuar edhe në disa raste të tjera, u ripushtua nga Mbretëria e Serbisë dhe më pas si pjesë e saj u përfshi në Mbretërinë e quajtur Serbo-Kroato-Sllovene. Mbretëria në fjalë, e quajtur më vonë Mbretëria e Jugosllavisë ose “varri i popujve” (1929), për të ndryshuar strukturën etniko-demografike, por edhe atë ekonomike, arsimore dhe kulturore, bëri reforma agrare në çdo cep të saj, që duke likuiduar pronat e kishin shkatërruar çdo pore të jetës, veçanërisht të popullsisë shqiptare, maqedonase dhe boshnjake. Burimet historike të kohës dëshmojnë se nga reforma agrare nuk përfitoi vetëm popullata shqiptare, por edhe popullsi të tjera, përveç serbëve dhe deri diku edhe malazezëve. Aq më tepër kur dihet se serbët kishin...