Gjendet i pajetë një 54-vjeçar në Shkodër

Gjendet i pajetë një 54-vjeçar në Shkodër

Një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në banesën e tij në fshatin Reç i Ri, Velipojë, Shkodër. Sipas policisë, viktima, identiteti i të cilit njihet si Gj. Sh., dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. ‘Ditën e djeshme, në fshatin Reç i Ri, në Velipojë, në banesë e tij, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Gj. Sh., 54 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.’, njofton policia. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Burimi: Gijotina.com