Zhduket e mitura në Tiranë, babai ‘ngre alarmin’ në polici

Zhduket e mitura në Tiranë, babai ‘ngre alarmin’ në polici

Një vajzë 15-vjeçare nga Tirana ka humbur kontaktet me familjen e saj. Ajo nuk është kthyer në shtëpi, dhe babai i saj ka bërë denoncim në polici për humbjen e saj. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bën me dije se babai i adoleshentes, 42-vjeçari A.GJ, ka denoncuar zhdukjen e të bijës. Ndërkohë, blutë vijojnë kërkimet për gjetjen e së miturës. “Shtetasi A. Gj, 42 vjeç, ka kallëzuar se vajza e tij 15-vjeçare është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj,” thuhet në njoftimin e policisë. Burimi

Burimi: Gijotina.com