Zgjedhjet në Universitete mes problematikash, Qendresa Qytetare raport monitorimi

Zgjedhjet në Universitete mes problematikash, Qendresa Qytetare raport monitorimi

Më 21 qershor të këtij viti u mbajtën zgjedhjet në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, proces i cili u shoqërua me jo pak problematika.
Qëndresa Qytetare pas monitorimit të krye ka hartuar një raport më të detajuar për këto zgjedhje, ku dalin në pah parregullsi të shumta, mes tyre mungesa e garës, ku në shumë universitete e fakultete kishte një kandidaturë të vetme, mungesa e transparencës, prania e propagandës si dhe problemaika në infrastrukturë.
Pesha e ulët e votës së studentëve mbetet gjithashtu problem kryesor. Me miratimin e ligjit për arsimin e lartë nr. 80/2015 pesha e votës së studentëve në zgjedhje u ul nga 20% në 10%.
Kjo bën që kandidatët për drejtues në universitete të mos marrin iniciativën e bërjes fushatë me studentët, e rrjedhimisht interesat studentore mbeten jashtë platformave zgjedhore të kandidatëve për rektor apo dekan. Në këto kushte, rritja e peshës së votës studentore do të çaktivizonte grupet e krijuara mes akademikëve për të zaptuar postet drejtuese.
Pas evidentimit të këtyre problematikave, rekomandimet kryesore lidhen me vërtetimin e statusit penal të kandidatëve për organet drejtuese në universitete, rritjen e peshës së votës studentore, transparencën në proceset zgjedhore, heqjen dorë nga intimidimi dhe orientimi për votën, rritjen e angazhimit të studentëve në procesin zgjedhor, si dhe rishikimin e Rregulloreve për Zgjedhjet në universitete.
 
Burimi