Zgjedhjet në Himarë/ KQZ: 9 ditë fushatë zgjedhore, nis më 26 korrik
KQZ ka publikuar pr.vendimin për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të pjesshme për të parin e Himarës. Partitë poltike do të kenë 9 ditë afat për fushatën zgjedhore për të shpalosur programet politike, dhe sipas pr.vendimit fushata hapet më datë 26 korrik
“Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë është parashikuar të fillojë më datë 26 korrik 2024, duke u garantuar kohë të mjaftueshme subjekteve zgjedhore për të shpalosur programet e tyre. Referuar nenit 77 të Kodit Zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve. Duke qenë se afati 30 ditor nga dekretimi i zgjedhjeve është shumë i ngushtë, kohëzgjatja e fushatës zgjedhore prej 9 ditësh kushtëzohet nga afati i krijimit të KZAZ-ve, regjistrimit të subjekteve zgjedhore, komiteteve nismëtare, koalicioneve dhe kandidatëve”, thuhet në projektvendim.
Pas caktimit të 4 gushtit si datën për mbajtjen e zgjedhjeve për Kryebashkiak të Himarës, tashmë i përket KQZ të miratojë të gjithë procedurën teknike për organizimin e procesit.
Në projekt-vendim thuhet se kërkesa për regjistrimin e subjekteve zgjedhore duhet të paraqitet jo më vonë se data 15 korrik.
Nëse KQZ i kthen subjektit për plotësim kërkesën, atëherë ai ka 24 orë kohë për të plotësuar dokumentacionin.
Ndërkohë përcaktohet se fushata për zgjedhjet e pjesshme nis më 26 korrik, duke vlerësuar si kohë të mjaftueshme për 9 ditë paraqitjen e programeve të kandidatëve apo zhvillimin e fushatës.
gijotina.com/
Burimi