Zgjedhjet në Himarë, Komisioni Rregullator në KQZ nuk miraton projektvendimin për afatet e vendosura
👁1421
Komisioni Rregullator në KQZ nuk ka miratuar projektvendimin për disa afate procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë. Projektvendimi mori 3 vota pro dhe 2 kundër, por duhet të merrte një shumicë prej 4 votash për ta miratuar.
Mbledhja u shoqërua me debate mes anëtarëve të Komisionit Rregullator.
Anëtari Muharrem Çakaj u shpreh se vendimmarrja e KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit është e pavlefshme. Sa i takon dekretit të Begajt për shpalljen e zgjedhjeve më datë 4 gusht, Çakaj thotë se akti është i pavlefshëm pasi duhej pritur të kalonte afati për ankimin e vendimmarrjes së KQZ.
Burimi