Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan 1.3 mln euro fonde për partitë, kush përfiton më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan 1.3 mln euro fonde për partitë, kush përfiton më shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar fondin që do t’u shkojë partive politike për fushatë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në total janë alokuar 131.201.816 lekë, ku shumën më të madhe e merr Partia Socialiste me 65 milionë lekë të reja, ndërsa për Partinë Demokratike do të shkojnë rreth 45 milionë lekë të reja.
9 milionë lekë të reja do të marrë Partia e Lirisë, ndërsa për PSD-në e Tom Doshit 3 milionë lekë dhe 2 milionë lekë për Partinë Republikane. Më poshtë, shumat fikse që do të marrë secila prej partive.
Nr Partia Politike / Totali i përfituar / Lekë
1. Partia Demokratike (PD) 44.818.5452. Partia Republikane (PR) 2.689.112,703. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 896.370,904. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 65.291.3905. Partia e Lirisë (PL) 9.140.7306. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (P.D.I.U) 1.792.7357. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 896.370,908. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) 896.370,909. Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 896.370,9010. Partia Socialdemokrate (PSD) 3.015.37511. Partia Nisma Thurje (NISMA) 868.445
Burimi