
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për deputetë të disa partive e koalicioneve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme ka miratuar listat e kandidatëve për deputetë të disa partive e koalicioneve që garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Më konkretisht KQZ ka miratuar listat e PS, PSD, koalicioneve “Euroatlantik, “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Djathtas për Zhvillim”.
Gjithashtu janë miratuar dhe listat e partive Mundësia dhe Aleanca Demokratike e Re.
Njoftimi
KQZ – Mbledhja e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, datë 16.03.2025 Rendi i ditës: Çështje për shqyrtim rishtas:
1- “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
2- “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
3- “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Partia “Koalicioni Euroatlantik”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
4- “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
5- “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
6- “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Partia “MUNDËSIA”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
7- “Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Partia “Aleanca Demokracia e Re”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
Burimi