Zgjedhjet e 11 majit, Gjekmarkaj për listën e PS: Rama do të “pastrojë” partinë

Zgjedhjet e 11 majit, Gjekmarkaj për listën e PS: Rama do të “pastrojë” partinë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka komentuar listat e Partisë Socilaliste për zgjedhjet e 11 majit. Ai a deklaruar se është një përpjekje e kreut të PS Edi Raam për të “pastruar” partinë dhe për të mbajtur oligarkët dhe ata të cilët i quajti” grupi i skandaleve”.
Gjekmarkaj ka qenë kritik ndaj Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Ai ka thënë se PS është një aset kombëtar, por që ka degraduar nën drejtimin e Ramës, duke krijuar një oligarki të ngushtë që është përfshirë në skandale dhe korrupsion.
Sipas Gjekmarkajt, Rama ka krijuar një rreth të ngushtë të individëve të pasur dhe të fuqishëm, të cilët përfitojnë nga ligjet dhe favore të veçanta, duke e dëmtuar vendin dhe ekonominë. Ai kërkon që PS të pastrohet nga këto grupe dhe të rikthehet në rrugën e një partie që mund të kontribuojë pozitivisht për Shqipërinë.
“Do të pastrojë partinë tani nga PS e shkuar. PS është aset kombëtar por duket se Rama ka krijuar oligarki dhe grup të skandaleve, të korrupsionit, të oligarkëve të përzgjedhur, që kërkon ligje dhe favore për një rreth të gushtë që po i merr frymën vendit duke përqafuar kryeministrin”, tha ai.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente