Zbulohet ora e protestës së 15 marsit/ PD thërret të rinjtë në shesh kundër mbylljes së TikTok-ut

Zbulohet ora e protestës së 15 marsit/ PD thërret të rinjtë në shesh kundër mbylljes së TikTok-ut

Zbulohet ora se kur do të mbahet protesta e PD-së kundër mbylljes së TikTok.
Protesta e opozitës e 15 marsit, përpara Kryeministrisë do të zhvillohet në orën 19.00.
Protesta e opozitës është thirrur pas vendimit të qeverisë për të mbyllur TikTok-un.
Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve.
“Akti i bllokimit të tij për faktin se me TikTok, të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën është një akt brutal, është një intolerancë e tij ndaj mendimit ndryshe”, deklaroi Berisha.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente