Xhaka përballë kampionëve në fuqi, njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Zvicër-Itali

Xhaka përballë kampionëve në fuqi, njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Zvicër-Itali

Zvicër-Itali është sfida që hap raundin e 1/8-ave të Europianit “Gjermani 2024”, me skuadrat që do të masin forcat në “Olympiastadion” të Berlinit.
Skuadra e Murat Yakin vjen pas një performance të mirë në Grupin A, aty ku ishte shumë pranë vendit të parë, por që iu mohua vetëm nga një gol i Fullkrug në minutën e fundit.

Nga ana tjetër, “Azzurri” u kualifikua me katër pikë nga Grupi B, ku bënte pjesë edhe Shqipëria vetëm pas një goli në frymën e fundit nga Zaccagni në takimin kundër Kroacisë.

Titullar për Zvicrën është kapiteni Granit Xhaka, ndërsa dy shqiptarët e tjerë, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari janë lënë në stol.

Nga ana tjetër, Spalleti duket se ka kryer disa ndryshime në formacionin titullar.
FORMACIONET ZYRTARE:
ZVICRA: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Rieder, Freuler, Xhaka, Aebischer, Vargas, Ndoye, Embolo.
Trajner: Murat Yakin
ITALIA: Donnarumma, Mancini, Bastoni, Darmian, Di Lorenzo, Cristante, Fagioli, Barella, El Sharawy, Chiesa, Scamacca.
Trajner: Luciano Spalletti
Burimi