
Vlorë, makina përmbyset në rrugë
👁2214
Një aksident ka ndodhur në rrugën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Si pasojë e aksidentit nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Burimi