Vllaznia i shkakton humbjen e parë sezonale Egnatias, Teuta i jep leksion Skënderbeut në Korçë

Vllaznia i shkakton humbjen e parë sezonale Egnatias, Teuta i jep leksion Skënderbeut në Korçë

Vllaznia i shkakton humbjen e parë në këtë sezon kampionëve të Egnatias. Skuadra e Brdariç triumfoi me rezultatin 3-1 në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi”.
Mala hapi serinë e golave në minutën e 16, ndërkohë që rrogozhinasit u kundërpërgjigjën me Ujkën në minutën e 28.
Teksa po shkonte minuta e 40, ishte Klinti Qato që rrëmbeu skenën me një supergol të shënuar nga distanca. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1. Për golin që do të vuloste shifrat në 3-1 mendoi kapiteni Bekim Balaj në minutën e 49.
Falë këtij triumfi, Vllaznia ngjitet në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Egnatia. Në sfidën e radhës shkodranët do të përballen në transfertë me Teutën, ndërsa Egnatia do të presë Bylisin.
Teuta ka fituar përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Korçë, përfundoi 2-3 në favor të miqve, të cilët triumfuan me përmbysje.
Golin e parë të sfidës e shënoi Skënderbeu me Ardit Nikajn. Sulmuesi i korçarëve gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 8. Ndërsa, për barazimin, Teuta mendoi në minutën e 37, me Ledio Beqjan që mbylli në baraspeshë pjesën e parë.
Me nisjen e pjesës së dytë, Teuta ishte më kërkuese duke gjetur golin edhe dy herë të tjerë. Ishin Preknicaj dhe Arsid Kruja ata që përmbysën ndeshjen. Goli i Rashicës në fund nuk vlejti vetëm për statistikë.
Burimi