Vidhte motorë në Igumenicë dhe i sillte në Shqipëri, arrestohet 32 vjeçari (Emri)
Ky që shihni në foto është shqiptari që bënte vjedhjet spektakolare në Igumenicë të Greqisë!
Orest Veizaj vidhte motorë dhe i shiste në Shqipëri në tregun e zi vetëm për 1 mijë euro. Ai i kalonte motorët përmes kufirit kufirit greko-shqiptar dhe zbulohet se kishte një preferencë të veçantë për to, ndërsa mënyra e tij e të vepruarit habiti edhe policët, duke qenë se ai nuk ishte i dukshëm profesionist.
I riu po kërkonte një model specifik motori, Papaqi 125 kubiksh, të cilat shiten shumë shtrenjtë dhe shumë lehtë në Shqipëri. Ai largohej nga kufiri shqiptar herët në mbrëmje në këmbë, kalonte në territorin grek kur mbërrinte rreth orës 03.00 të mëngjesit në Igumenicë dhe kërkonte motoçikletat që donte.
Në total, 6 muajt e fundit, shqiptari kishte arritur të vidhte gjithsej 6 motora, të cilat i shiste në Shqipëri. Pas vjedhjes së tretë, policia kuptoi modelin e veprimit të tij dhe nisi patrullimet e natës, deri në mëngjesin e djeshëm, kur e pikasi duke ecur në rrugë. Pas disa kohësh vëzhgimi, ai u pa duke tentuar të vidhte një motor tjetër dhe u kap në flagrancë.
I riu ka pranuar aktin e tij dhe është dërguar në prokurorinë kompetente të Thesprotisë.
Burimi