VIDEO-FOTO/ Tirana e bllokuar nga trafiku, ‘zgjidhja’ e Veliajt nuk funksionon

VIDEO-FOTO/ Tirana e bllokuar nga trafiku, ‘zgjidhja’ e Veliajt nuk funksionon

Në mbledhjen e fundit të këshillit Bashkiak, kryebashkiaku i Tiranës propozoi një “zgjidhje” për të shmangur paralizimin e trafikut këtë të Hënë – në ditën e parë të fillimit të shkollës.
Duke iu referuar vendimit të qeverisë në Korrik për fleksibilitetin e orareve të punës, Erion Veliaj u bëri apel prindërve që punojnë në administratë që të mos dalin në punë orët e pikut në mëngjesit për ti dhënë frymëmarrje trafikut.
Gjithashtu, ai njoftoi edhe rinisjen e bllokimit të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë nga ora 07-00 deri në 09:00 të mëngjesit.
Trafiku monitoruar nga “Goggle Maps”
Masa megjithatë u shkel sipas një vëzhgimi në rrugët e Tiranës, ndërsa apeli i kryebashkiakut për prindërit punonjës në administratë, duket se ka dështuar nisur nga situata në terren.
Automjet të tonazhit të rëndë në Tiranë
Në të katër anët e kryeqytetit, ka këtë të hënë u shënuan në orët e mëngjesit radhë të gjata trafiku, ndërkohë që shumë prej qytetarëve kanë denoncuar se nuk kanë mundur që të arrijnë dot në kohë në vendet e punës, apo në shkolla.

Automjete të bllokuara në trafik
Trafiku në Tiranë është një nga problemet më të mprehta për qytetarët, dëshmuar kjo edhe në sondazhet e publikuara së fundmi. Pas nëntë vitesh në pushtet, kryebashkiaku jo vetëm që nuk i ka dhënë zgjidhje, por situata është përkeqësuar.
Burimi