Video – Foto/ Shqiptari humb jetën në aksident në Itali, kush është viktima

Video – Foto/ Shqiptari humb jetën në aksident në Itali, kush është viktima

Një aksident tragjik ndodhi të martën e 11 Marsit në Itali. Xhavit Halilaj, 65 vjeç, ndërroi jetë pasi u përplas nga një kamion.
Sipas mediave lokale, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 15:00. Halilaj, i cili punonte për një kompani në San Vendemiano, kishte ndaluar me kamionçinën e tij në korsinë e emergjencës së bashku me një makinë tjetër.
Viktima Xhavit Halilaj, foto e postuar nga mediat italiane
Dy shoferët kanë qenë jashtë makinave për të kontrolluar një problem që kishin, kur një kamion ka ardhur në drejtimin e tyre duke i goditur.
Fatkeqësisht nuk kishte asgjë çfarë mund të bëhej për shqiptarin i cili humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Tre persona të tjerë ndërkohë u plagosën, por siç shkruajnë mediat, nuk ndodhen në rrezik për jetën.
Pamje nga aksidenti
Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente