Vdekja e Pal Trashaj, Bardhi: Guvernatori i BSH ka përgjegjësi ligjore
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për mikrokreditë në Kuvend, ndërsa u ndal tek rasti i Pal Trashajt i cili u bë viktima e këtij skandali.
Bardhi tha se ai nuk është rasti i vetëm, ndërsa përgjegjës bëri Guvernatorinë e Bankës së Shqipërise, i cili sipas tij ka përgjegjësi ligjore.
“Dua të ndalem tek rasti i Pal Trashajt. Nuk mund te heshtim kur ka me mijëra qytetarë që po vuajnë abuzimet nga kompani të miratuara nga Banka e Shqipërisë. Përgjegjësinë kryesore e ka Banka e Shqipërisë dhe me emër e mbiemër guvernatori i bankës. Ka përshtatur rregullat e bankës së Shqipërisë sipas interesave të kompanisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërise ka përgjegjësi ligjore. Po ne e dimë që ti marrësh shtëpinë dhe pasurinë një familje shqiptare, është njësoj si ti marrësh jetën. Ata kanë punuar për të pasur një shtëpi dhe e gjen veten nga 700 mijë lekë kredi në 7 milionë lekë. Kjo nuk është çështje që duhet të na ndaj ne kemi pjekurinë për ti shërbyer këtyre qytetarëve duke evidentuar përgjegjësit e guvernatorit dhe arsyet që e kanë cuar atë që të mos veprojë në kohë, si i ka licensuar këto kompani dhe kur ka vepruar që ti heq licensën. Për këto guvernatori i Bankës do të duhet që të jap llogari në Kuvend. Duhet të hetojmë nëse interesat e kompanive të lidhura me Guvernatorin e Shqipërisë e kane nxitur atë të mos ndërmarrë veprime”, tha Bardhi.
Më 2 korrik, historiani i njohuri Pal Trashaj piu fostoksinë para SPAK pasi pretendonte se përmbarimi i kishte bllokuar pronat, pavarësisht se e kishte shlyer kredinë që kishte marrë, ndërsa sot është përcjell për në banesën e fundit.
Burimi