Vasili denoncon: Në Kroaci dy tunele kushtojnë shumë më pak se ai i Llogarasë
Pak ditë më parë u hap tuneli i Llogarasë në jug të vendit, i cili u trumbetua nga kryemninistri Edi Rama si një shpëtim për qytetarët dhe turistët.
Por për opozitën ndërtimi i këtij tuneli nuk është veçse vjedhja e radhës e parave të taksapagueve shqiptarë.
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka bërë një krahasim me ndërtimin e dy tuneleve në Kroaci, 5.7 dhe 5.8 km të gjatë, që kanë kushtuar 170 milionë euro.
Ndërsa tuneli i Llogarasë 5.9 km i gjatë ka kushtuar 200 milionë euro dhe aspak në parametrat e tuneleve të ndërtuar në Kroaci.
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thotë se ky është një skandal dhe se është ‘tronditëse grabitja qe ndodh me investimet e rilindjes’.
Postimi:
Në Kroaci, dy tunele te njejta kushtojne shume me pak se Llogaraja!
Eshte vertet tronditese grabitja qe ndodh me investimet e rilindjes.
Krahasimi me Kroacine e zbardh shume thjesht skandalin.
Ne Kroaci dy tunele Sveti Rok dhe Mala Kapela perkatesisht 5.7 km dhe 5.8 km kane kushtuar 170 milion euro.
Tuneli Sveti Rok 5.7 km eshte me kater kalime dhe dy tunele shpejtesia e levizjes 100 km/ ore.
Tuneli Mala Kapela 5.8 km gjashte kalime dy tunele, shpejtesia e levizjes 100 km/ ore.
Kostua e te dyve 170 milion euro.(2.1 miliarda kuna kroate).
Ndersa Tuneli Llogarase 5.9 km ka vetem dy kalime dy tunele ku njeri eshte vetem emergjence dhe shpejtesia e levizjes 60- 80 km/ ore.
Kostua 200 milion euro dhe i paperfunduar ku do te kete edhe kosto shtese.
Perfundime:
_____________
Tuneli i Llogarase eshte 5.9 km dhe kushton 200 milion euro, ndersa dy bashke tunelet Sveti Rok dhe Mala Kapela jane 11.7 km dhe megjithate ndertimi i tyre ka kushtuar vetem 170 milion euro
Tuneli i Llogarase ka 2 kalime , ndersa dy tunelet kroate kane 10 kalime.
Tuneli i Llogarase ka shpejtesi 60- 80 km/ore ndersa dy tunelet kroate 100 km/ ore.
Numri i automjeteve, qe do te perdorin tunelin e Llogarase eshte mesatarisht 7 mije makina ne dite ne kohen e sezonit, ndersa seicili nga tunelet kroate e ka mbi 32 mije e makina ne dite.
Tuneli i Llogarase pra eshte sa 20 % e kapacitetit te ketyre dy tuneleve ne Kroaci dhe kushton me shume se ata te dy bashke.
SPAK duhet te ishte qe dje tek tuneli per te filluar hetimin e kesaj plaçkitjeje kaq te trashe diten per diell.
Burimi