Vangjel Tavo: Kam përvojë për të zgjidhur problemet 30-vjeçare të Himarës
Kandidati i Partisë Socialistë për bashkinë Himarë, Vangjel Tavo tha në një intervistë për Euronews Albania se propozimi për të kandiduar në këtë bashki i ka ardhur nga kryetari i PS, Edi Rama.
Tavo e cilësoi sfidë dhe përgjegjësi mundësinë e drejtimit të bashkisë Himarë, që siç tha ka problematika të mbartura 30 vjeçare të cilat ka vullnetin dhe përvojën që t’i zgjidhë.
“Emri nuk erdhi në momentin që është vendosur data e zgjedhjeve, propozimi ka ardhur më parë nga kryetari i PS dhe kryeministri, me të cilin patëm mundësinë të diskutonim gjatë për Himarën, për problematikën e bartur dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre. Emri nuk ka qenë surprizë, kam marrë kohën e duhur. Për mua është sfidë dhe përgjegjësi, por përvoja ime e gjatë në politikë dhe në detyra të ndryshme më shtyu të them po dhe të angazhohem edhe në pushtetin vendor për t’u marrë me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të kësaj bashkie. Unë jam nga Dropulli, dhe janë edhe si qarqe, dhe zona me gjëra të përbashkëta”, tha Tavo mes të tjerash.
Burimi