Vaksinat kundër COVID, një shtet amerikan padit Pfizer: Rrezikoi jetën e qytetarëve

Vaksinat kundër COVID, një shtet amerikan padit Pfizer: Rrezikoi jetën e qytetarëve

Shteti amerikan i Kansasit ka paditur Pfizer, duke akuzuar kompaninë farmaceutike për “deklarata mashtruese” në lidhje me efektivitetin e vaksinave kundër Covid-19 të prodhuara prej tyre.
Padia, e ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, Kris Kobach, sfidon gjigantin farmaceutik, si për pretendimet në lidhje me efektivitetin e vaksinave në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes dhe transmetimin e virusit, ashtu edhe garancitë fillestare që u dhanë nga Pfizer në lidhje me sigurinë e serumeve.
Sipas padisë nga autoritetet e Kansas, Pfizer me këto mashtrime ka vendosur në rrezik shëndetin e banorëve të shtetit.
Në veçanti, pretendohet se Pfizer ka vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve duke pretenduar se vaksina nuk i ekspozonte njerëzit ndaj reaksioneve negative dhe duke fshehur të dhënat që lidhnin administrimin e vaksinave me rastet e miokarditit dhe komplikacioneve për gratë shtatzëna.
Në padinë e ngritur kundër Pfizer, shteti i Kansas pretendon gjithashtu se kompania e dinte që në fillim se efektiviteti i vaksinave ra me shpejtësi pas administrimit të një doze dhe se vaksinat nuk do të ofronin mbrojtje të konsiderueshme kundër varianteve të mëvonshme të Covid 19.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha në një deklaratë se Kansas gjithashtu akuzon Pfizer-in se punon me punonjësit e faqeve kryesore të mediave sociale për të “censuruar përmbajtjen kritike” të vaksinave. Në një deklaratë, Pfizer reagoi duke thënë se është përgatitur për t’iu përgjigjur akuzave “në kohën e duhur”.
Burimi