Ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin
Truri është përgjegjës për shumë funksione jetike. Ushqimet luajnë një rol në funksionimin normal të tij dhe forcojnë detyra specifike mendore, si kujtesa dhe përqendrimi.
Por çfarë duhet të konsumoni që të keni kujtesë më të fortë dhe përqendrim më të lartë?
Më poshtë kemi listuar disa prej produkte ushqimore:
PeshkuI pasur me acide yndyrore omega-3, që luajnë një rol të fortë për kujtesën dhe përmirësimin e humorit.
Kafe Ofron rritje të përqendrimit dhe humorit dhe mund të ofrojë një farë mbrojtje kundër Alzheimerit për shkak se përmban kafeinë dhe antioksidantë.
Boronicat Boronicat janë të pasura me antioksidantë të cilët vonojnë plakjen e trurit dhe përmirësojnë kujtesën.
Shafrani i IndisëShafrani i Indisë ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese që ndihmojnë trurin. Në disa studime është vënë re që zvogëlon simptomat e depresionit dhe Alzheimerit.
BrokoliPërmban një numër të lartë përbërësish që kanë efekte të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore, përfshirë vitaminën K.
Farat e kungullitJanë të pasura me shumë mikroelementë që janë të rëndësishëm për funksionimin e trurit, përfshirë bakrin, hekurin, magnezin dhe zinkun.
Çokollata e zezëKjo çokollatë mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit. Studimet kanë sugjeruar që ngrënia e çokollatës, veçanërisht çokollata e zezë, mund të rrisë kujtesën dhe humorin.
Arra, bajame, lajthiKëto arrorë përmbajnë një mori ushqyesish që forcojnë trurin, duke përfshirë vitaminën E, yndyrna të shëndetshme dhe përbërje bimore.
PortokalletJanë të pasura me vitaminë C e cila mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga dëmtimet nga radikalet e lira.
VezëJanë një burim i pasur i disa vitaminave B dhe kolinës, të rëndësishme për rregullimin e humorit dhe promovimin e funksionimit dhe zhvillimit të duhur të trurit.
Çaji jeshilPërmbajtja e kafeinës rrit vigjilencën, anti-oksidantët mbrojnë trurin dhe L-theanina ju ndihmon të relaksoheni.
Burimi