Ullinjtë janë minierë mineralesh e shkëlqyer

Ullinjtë janë minierë mineralesh e shkëlqyer

Njerëzit ndahen në dy grupe, në ata që i pëlqejnë ullinjtë dhe në ata që nuk i hanë fare. Ky frut që kërkon klimë mesdhetare për t’u rritur ka vlera të paçmuara shëndetësore!
Shekuj më parë vaji i ullirit përdorej si një eliksir shëndeti e bukurie dhe ende në ditët e sotme, vlera e tij nuk ka rënë.
Ullinjtë janë të llojeve të ndryshëm si dhe na ofrojnë lëndë të ndryshme ushqyese (kjo në varësi të kohës së pjekjes).
Nëse do të konsumonit 100 gram ullinj jeshilë (të cilët janë të papjekur plotësisht) ju do të merrnit 110 kalori ndërkohë ngrënia e 100 gramëve ullinj të zinj të pjekur mirë është e barabartë me 294 kalori.
Ullinjtë janë një minierë e shkëlqyer mineralesh, fibrash e vitaminash dhe yndyrna të ngopura (të mira për shëndetin).
Ullinjtë përmbajnë: kalcium, potasium, hekur, fosfor, magnez dhe jod vitamina të grupit B, vitaminën A dhe E me veti antioksiduese.
Kjo është dhe arsyeja për konsumi i vajit të ullirit apo ullinjve ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe të triglicerideve në gjak.
Megjithatë jini të kujdesshëm me sasinë që konsumoni pasi siç përmbajnë vlera ushqyese ashtu janë edhe “bomba klorish”. Ja pse ullinjtë përdoren si aperitiv ose nëpër sallata.
Burimi