![U vetëplagos me armën e gjahut, përfundon në spital 72-vjeçari](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/u-veteplagos-me-armen-e-gjahut-perfundon-ne-spital-72-vjecari_66cd9f6d7c145.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
U vetëplagos me armën e gjahut, përfundon në spital 72-vjeçari
👁2480
Një 72-vjeçar është plagosur me armën e gjahut. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq.
Policia njofton se i moshuari dyshohet se është vetëplagosur, ndërsa arma e gjahut është sekuestruar si provë materiale.
Njoftimi
Rreth orës 09:20, në fshatin Podgorie, Maliq, dyshohet se është vetëplagosur me armën gjahu, në banesën e tij, shtetasi B. P., 72 vjeç.
Shtetasi B. P. është dërguar në spital, për mjekim.
Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, është sekuestruar si provë materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Burimi