U përjashtua nga Këshilli Bashkiak, reagon Teliti: Po denoncoja vjedhjet e Veliajt
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, reagon pas përjashtimit antiligjor të tij nga mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak.
Ai i bën thirrje qytetarëve të Kryeqytetit që t’i bashkohen protestës së ditës së sotme para Bashkisë Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut.
Statusi i Telitit:
Ndërkohë që dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak po flisja dhe po denoncoja gabimet, abuzimet, vjedhjet e ekzekutivit të Bashkisë Tiranë, çfarë mendoni ju që ndodhi?
Këshilltarët e majtë u ndërgjegjësuan dhe me në fund ngritën edhe ata zërin dhe shqetësimin për milionat e gllabëruara e të zhdukura. Nga Kryetarja e Këshillit mu ndërpre fjala sapo fillova me denoncimet dhe më përjashtoi padrejtësisht nga mbledhja e Këshillit pasi po kërkoja të drejtën tim për të folur në parlamentin e Tiranës?
Çfarë ndodhi sipas jush?
Përjashtimi im ndodhi, pasi kjo është fytyra e mazhorancës socialiste në Këshillin e Kryeqytetit të Shqipërisë të drejtuar nga Erion Veliaj.
Nuk duan që e vërteta të zbardhet dhe përjashtojnë me fuqinë e kartonit të votave të vjedhura këdo që ngrihet dhe flet për hallet dhe shqetësimet e njerëzve, përjashtojnë këdo që flet për qindra miliona eurot e zhdukura nga inceneratorë e drejtorë bashkie e fushatash.
Ndaj sot në 11.00 të gjithë bashkë të protestojmë, të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë deri në dorëheqjen e Veliaj.
Burimi