U mor në pyetje për 5 orë, deputeti i PS del nga SPAK: Nuk jam marrë i pandehur

U mor në pyetje për 5 orë, deputeti i PS del nga SPAK: Nuk jam marrë i pandehur

Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka dalë nga ambientët e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se 5 orësh marrje në pyetje. Teksa ka dalë nga SPAK, Çyrbja pas interesimit të gazetarëve, ka deklaruar se nuk është i pandehur.
Raportohet se deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke.
Deputeti socialist u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në vitin 2021 për “shpërdorim detyre”.
Burimi