U la jashtë listës së kandidatëve, deputeti socialist: Rëndësi ka të fitojë partia

U la jashtë listës së kandidatëve, deputeti socialist: Rëndësi ka të fitojë partia

Deputeti Eduard Ndreca u la jashtë listës së Partisë Socialiste në qarkun Lezhë.
Në një prononcim të shkurtër për Euronews Albania, Ndreca u shpreh se për të e rëndësishme është që të fitojë Partia Socialiste.
“S’ka rëndësi, e rëndësishme është që të fitojë PS. Kam mbajtur funksione shumë të rëndësishme në PS dhe më ka dhënë shumëçka Partia Socialiste. Do bëj të pamundurën që lista të fitojë… Do rikthehem në universitet”, tha Ndreca.
Në listën e mbyllur të qarkut Lezhë do të jenë dy kandidatë, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj.
Ndërkohë në listën e hapur janë Admir Kadeli, Andon Gjoni, Klotilda Ndreca, Erjon Markaj, Marjeta Neta, Aurora Reçi Gjeloshi dhe Pranvera Skanaj.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente