“U dënua denoncuesi i krimit”, Noka reagon pas vendimit për Salianjin: Goditje për opozitën
Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me vendimin që Apeli la për Ervin Salianjin, duke e quajtur një goditje për opozitën dhe për shtetin ligjor.
Noka shprehet se sipas tij “drejtësia veproi për llogari të qeverisë” dhe se “kundërshtari politik u trajtua si armik njësoj si në kohën e etërve të Rilindjes”.
“Sot vendimin për kolegun Ervin Salianji e dha vetë Edi Rama dhe aspak ligji. Drejtësia sot veproi për llogari të narkosektit në qeveri. Kundërshtari politik u trajtua si armik njësoj si në kohën e etërve të Rilindjes. Kjo qasje ndaj opozitës vijon të jetë moto për Ramën dhe narkoregjimin e tij. U dënua denoncuesi i krimit dhe i trafikut qeveritar, gjë që s’ndodh askund në shtetet e së drejtës. Kjo nuk është thjesht e vetëm goditje e drejtpërdrejtë për #PD, opozitën dhe opozitarizmin si e drejtë e shprehjes, por një goditje fatale për ligjin dhe shtetin ligjor”, ka shkruar Noka
gijotina.com/
Burimi