U arrestua sot, a po përgatitej Adriatik Kalemi të hakmerrej për babanë që ia vranë?
Polica arrestoi sot Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, babai i të cilit u vra në një atentat në Memaliaj, vetëm pak javë më parë.
Andrea Kalemit, iu gjet në banesë edhe një arsenal armësh, pasi siç duket po përgatitej për ndonjë hakmarrje të mundshme pas vrasjes së të atit.
Në banesën e Adriatik Kalemajt, policia gjeti 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. Sipas policisë 52-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Andrea Kalemi nga Memaliaj, në vitin 2023, ka arritur t’i shpëtojë sulmi në burgun e sigurisë së lartë “Koridhalos” në Athinë, ndërsa një i burgosur egjiptian e ka goditur me thikë.
52-vjeçari i cili njihet edhe si Adriatik Kalemi thuhet se u plagos rreth datave 14 ose 15 dhjetor, ndërsa dyshimet e para, janë hedhur mbi pistën e një tentative për vrasje me pagesë. Gjithashtu atij iu bë shënjestër e një sulmi edhe më 9 gusht të 2023, në ishullin Paxos të Greqisë, teksa pushonte me familjen.
Autori, ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se mbërriti në ishull me jet-ski, hapi zjarr ndaj Kalemit duke e lënë të plagosur rëndë. Në vendngjarje policia greke gjeti 14 gëzhoja. Ai u transportua me skaf në limanin Arila në Perdika dhe më pas me autoambulancë drejt Janinës ku mori ndihmën e parë. Policia greke e arrestoi Kalemin pasi zbuloi se ai kërkohej nga policia për një çështje të vjetër dhe e transferoi atë në burgun e Koridhalos pas kaloi rrezikun për jetën dhe u rehabilitua plotësisht.
Më 20 korrik të 2024, Kalemit i vranë babain, Shyqyri Kalemin, në një atentat me armë zjarri. Pistë e atentatit dyshohet se është vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës.
Policia dyshon se Andrea Adriatik Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022.
Kalemi është djali i dajës së Aleksandër Sadikajt nga Memaliaj, i ekzekutuar në një atentat me eksploziv në Sauk të Tiranës në qershor 2022. Në 16 dhjetor 2022 në Tiranë u ekzekutua biznesmeni nga Fieri me banim në Sarandë, Edmond Papa. Për vrasjen e tij u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa sot (28 gusht) u arrestua Bode, cili është edhe personi që ekzekutoi Papën.
Në dosjen e ngjarjes përmendet edhe emri i Andrea Kalemit. Saga e hakmarrjes ka nisur pas dyshimeve të familjes së Aleksandër Sadikajt se pas vrasjes së këtij të fundit, qëndron Edmond Papa. Edhe atentati në Paxous ndaj Andrea Kalemit, dyshohet të ketë lidhje me këtë zinxhir ngjarjesh.
Burimi